Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë si drejtues i kryesisë së OSBE, ku ka deklaruar se në krye të axhendës është konflikti në Ukrainë, megjithëse rruga drejt paqes është shumë e gjatë.

Fjala e kryeministrit Edi Rama

“I nderuar Sekretar i Përgjithshëm, të nderuar shkëlqesi. E filloj duke falënderuar Miroslav Lajcak, duke përgëzuar ekipin sllovak që drejtoi OSBE-në gjatë një viti të shkuar sfidues.

Mblidhemi sot për të filluar punën e për të shenjuar kryesinë shqiptare të OSBE-së. Rruga e shtruar nga Sllovakia do të na sigurohet si një kryesi shembull.

Jemi në shoqëri të mirë. Në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, kur Shqipëria 45 vite më parë ishte një Kore e Veriut, një shoqëri e izoluar kokëfortë dhe me urrejte ndaj botës së lirë.

Shqipëria ishte i vetmi vend europian që refuzoi të jetë pjesë e OSBE, por dhe të denonconte krijimin e saj si një shprehi e degjenerimit të anëtarëve të saj.

Unë isha një pioner me shall të kuq, kurse sot ju drejtohem si kryetar i kësaj organizate nga Vankuveri në Vladivostok.

Çfarë jete për brezin tim në një kohë transformimesh për botën. Jam i ulur sot në këtë karrige, s’mund t’ju kushtoj një homazh atyre që vuajtën në internim apo nëpër burgje që kontribuan në vendin tim në rrugën e vështirë të tranzicionit demokratik në kohën kur ishte diktatura brutale.

Nuk më pëlqente shumë OSBE-ja, në qeveri më duket e ashpër, në opozitë e butë. Përtej këtyre shakave, pa OSBE gjithçka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për t’u zgjidhur. Ndjej përgjegjësi për t’i dhënë diçka OSBE-së mbrapsht pasi i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë. Ndërkohë që Evropa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në situatë të mirë roli jonë për paqe dhe demokraci janë fjalë kyçe dhe do jenë objektiva të përbashkëta. Parimet bazë të Helsinkit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, integriteti territorial mbeten një recetë dhe të pathyeshme si në të shkuarën.

Kjo shprehje përmban tri elemente kryesore, së pari rëndësinë për të nderuar angazhimet dhe detyrime tona pasi s’mund të marrim angazhime të reja pa respektuar ato ekzistuese. Të fokusohemi tek instrumentet që zotërojmë dhe e treta përgjegjësia të ndahet mes 57 shteteve dhe të kemi një vizion dhe vullnet të përbashkët. Jemi të vendosur ta nisim nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe diskonflikti aty ku askush s’mund të shkojë.

Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Misioni i OSBE-së është i përfshirë në sigurimin e paqes dhe sigurisë. Ka pasur sinjale pozitive nga aty, por rruga drejt paqes mbetet e gjatë.

Misioni i OSBE-së dhe Ukraina do të jenë në axhendë gjatë vizitës sime të parë. Procesi për zgjidhjen e konflikteve do të jetë në krye të axhendës së Shqipërisë së OSBE-së.

Na duhet që të maksimizojmë misionin e OSBE në vendet ku operon dhe të menaxhojmë ekipet. Duhet të rekrutojmë krerë dhe zv.krerësh misionesh të OSBE në disa vende.

Ju bëj thirrje vendeve të na sjellin emra kandidatësh dhe ta bëjmë këtë një proces. Qeveria jonë është krenarisht në 5-shen e aleancës gjinore. Sa më shumë gra të angazhohen, aq më shumë punë reale do të bëhen.

Institucionet tona autonome janë unike, i shtojnë vlerë OSBE-së dhe komunitetit ndërkombëtar. T’i vlerësojmë këto asete, fjalën e lirë, luftën kundër dhunës ndaj grave, çuarjen përpara të mirëqeverisjes”, tha Rama