Identifikohet polici, që mbeti i plagosur sot në qendër të Peshkopisë. Ngjarja e rëndë ndodhi para Prefekturës së qytetit.

Bukurosh Zagradi, 55 vjeç, është qëlluar me thikë disa herë nga fqinjët e tij, shtetasit me inicialet R.M dhe A. M. babë e bir.

Mësohet se shkak i krimit është bërë një konflikt i vjetër pronësie mes dy familjeve, ku mollë sherri është bërë një gardh që shërben si kufi ndarës me dy banesave.