Ka nisur aksioni i IKMT-së për prishjen e 5 banesave në zonën e Astirit në Tiranë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Shpërthimi i 5 godinave do të bëhet me eksploziv, ndërkohë që një tjetër banesë pritet të prishet gjatë ditës së nesërme.

Pavarësisht se ka një numër shumë të madh të policëve në zonë, nuk ka pasur asnjë qendresë nga ana e banorëve të Astirit. Policia ka bllokuar prej orës 06:00 të mëngjesit qarkullimin në të dy akset e rrugës, për të shmangur çdo incident.

Banorët e Astirit prej më shumë se një viti e gjysmë kryen protesta të vazhdueshme kundër projektit të Unazës së Madhe të cilin e quajtën korruptiv, ndërkohë që qeveria nuk ofroi asnjë zgjidhje për ata që i kishin banesat e palegalizuara.

Vijon…