Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare duket se do të diskutojnë me njëra-tjetrën për një produkt final për reformën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita është e gatshme të japë kontributin e saj në këtë pikë, ndërsa sa i takon krizës politike, ai e quajti atë artificiale.
“Përsa I përket pjesës së krizës së madhe rtë politikës, është e tejkaluar fjala e madhe sepse është një krizë artificial e injektuar në politikën shqiptare, por është shumë e rëndësishme që sot jemi në një process dakordësie lidhur me reformën zgjedhore, me implementimin e rekomandimeve të OSBE. Kështu që nuk mendoj që në këtë familje përfaqësojmë ndonjë vend me ndonjë krizë të veçantë.
Fakt është që opozita ka shprehur, dhe ju e keni dëgjuar se edhe unë me të dëgjuar e kam, s’e kam me të takuar, dakordësinë për t’u përfshirë në proces. Kjo është një gjë shumë e mirë” tha shefi i qeverisë gjatë një vizite të kryer këtë të mërkurë në zyrat e OSBE në Vjenë.
Ai bëri me dije edhe se në ditët në vijim do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi, ku pritet të takojë edhe Vladimir Putin.
“Vizita në Rusi është obligim që vjen nga OSBE, është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit kemi edhe harmonizimin e angazhimeve me ministrin në detyrë për të balancuar obligimet” deklaroi Edi Rama.