Alketa Vejsiu ka vazhduar ‘luftën’ e saj të hapur me kolegen Xhemi Shehu. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo risolli nga arkivat një foto të vjetër të Xhemit, teksa shkruante se moderatores në fjalë nuk i shkon moderimi, por më shumë e shikon në aktrim.
Aq është dashur që ndjekësit të replikojnë në profilin e revistës “Class”, konkretisht në postimin për Xhemi Shehun.
“Alketa na qenka rivalja…fuck you”,- shkruan një ndjekëse.
Ndërsa nuk mungon një përgjigje nën emrin e revistës “Class”, që mund të nxisë ‘sherr’ edhe mes dy mikeshave të ngushta Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani.“E kishim për Arbanën në fakt”,- duke theksuar se Arbana është një model më i mirë i moderimit në televizionet shqiptare.