Ditën e djeshme emri i Alketa Vejsiut ka qenë pjesë e artikujve në çdo media online, si pasojë e disa publikimeve të bëra në faqen e revistës së krijuar prej saj, në të cilat thumboheshin personazhe të njohura të ekranit si: motrat Marina dhe Luana Vjollca, apo Xhemi Shehu.

E vendosur me shpatulla pas muri, e shpallur fajtore për autorësinë e postimeve nga më shumë se 90 e komentuesve, megjithë justifikimet e stafit që menaxhon rrjetet sociale të revistës “Class”, Vejsiu ka dhënë urdhër për fshirjen e tekstit në foton e motrave Vjollcave dhe bllokimin e komenteve në të dy postimet.

Shkas për postime të kësaj natyre janë bërë batutat e Marinës lidhur me ndërrimin e fustaneve të Alketës në “Festivali i Këngës”, si dhe një video me humor e publikuar nga Xhemi dhe Salsano, ku shiheshin duke imituar Vejsiun.