Pronari i nje televizioni dhe nje rrjeti kabllor ne Lezhe, Kastriot Reçi, ishte baba i një djali 4 vjeç dhe gruaja e tij ishte shtatzanë.

Fill pas ngjarjes së rënde, bashkëshortja e Reçi, u mor në pyetje në polici për të zbuluar detaje të reja mbi pistën e ngjarjes.

Ajo eshte pergjigjur edhe nëse bashkeshorti i saj i ndjere kishte pasur kërcënime paraprake.

Policia ka shoqëruar 6 persona në polici për ti pyetur në lidhje me ngjarjen, por ende asnjë nuk është ndaluar.

Raportohet se autori ka qenë i veshur si grua dhe e ka pritur Reçin për rreth pesë orë në taracën e pallatit për ta qëlluar. Ndërkohë përveç s.najperit, pas pallatit është gjetur dhe një kapuç i zi, i cili është dërguar në laborator për të parë mbetjet biologjike.