Ditën e sotme, rreth orës 12:40 në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Gjergj Mhillaj 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz. Por plumbave nuk i ka shpëtuar një nga qentë e shtëpisë, i cili ka ngordhur pasi ka marrë në trup një prej plumbave.

Nga pamjet që sjell Report Tv shihet se shtëpia është përdhese, ndërsa në oborrin e saj janë dy qen, njëri prej të cilëve ka ngordhur.

Nga veprimet e para hetimore, policia thotë se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit A K 37 vjeç, dhe N K 28 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg Shkodër të cilët janë shpallur në kërkim.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, thuhet në një njoftim paraprak të policisë.