Shërbimi meteorologjik Ushtarak ka bërë një parashikim të detajuar të motit, nga ku bën me dije se shpejtësia e erës më e fortë ka qenë në Tiranë, e ndërsa dita më e ftohtë do të jetë e marta. Sipas SHMU duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.
Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës me 18m/s. Era intensive do të vazhdoj deri në orët e para të mëngjesit të së hënës me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera-herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrin shpejtësinë deri në 25-30m/s.
Duke nisur nga orët e mesditës së të hënës pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.
Nga e marta era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s. Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i së martës me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.