Një person ka ndërruar jétë si pasojë e një áksidenti automobilistik në Gjirokastër. Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri është pérplasur për vdékje nga një autobus që drejtohej nga qytetari me inicialet L.R, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja e réndë ka ndodhur në aksin Tepelenë- Gjirokastër, teksa këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën. Po punohet për shkaqet e aksidentit, por një prej tyre mund të jetë edhe shpërqëndrimi i shoferit për shkak të motit të keq dhe erës së furishme që ka përfshirë vendin. Shoferi i autobuzit është shoqëruar për në komisariat.
Gjirokastër/Informacion Paraprak
Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.