Përmes një postimi në Twitter kryeministri malazez Dusko Markovic tregoi se mbrëmjen e kaluar, ka pasur një tjetër sulm ndaj ambasadës malazeze në Beograd.
Qëndrimi i autoriteteve serbe është tronditës. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidimin e pavarësisë dhe lirisë së tij.
Por ne do ta mbrojmë vendin tonë, pavarësisht urrejtjes që ushqehet nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve tanë ka shkruar ai.
Me qindra mbështetës të kishës ortodokse serbe e mësynë edhe në 28 dhjetor ndërtesën e ambasadës malazeze, drejt të cilës hodhën flakadanë, vezë e përsëritën slogane përmes të cilave kërkonin që ambasadori i Malit të Zi në vend të shpallej persona non grata.
Kisha Ortodokse serbe pretendon se përmes miratimit të ligjit për komunitete fetare, autoritetet malazeze mund të konfiskojnë pronat e saj.