Mesnatën e kaluar teksa dikush zgjodhi të mos dilte nga banesa por ta priste me familjarët e tij ndërrimin e viteve, dikush tjetër doli në bulevard për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve, dikush mund të ketë festuar me shoqërinë ose të afërm në koncerte apo party deri në orët e para të mëngjesit, por fatkeqësisht ka edhe nga ata që e pritën Vitin e Ri me armë zjarri në duar.

Pamjet e mëposhtme të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sa më i vogël të ketë qenë përdorimi i lëndëve piroteknike nga qytetaët, aq më tepër duket sikur është shtuar zëvendësimi i tyre më një kallashnikov, pushkë apo pistoletë.

Ndërkohë që Policia kishte lajmëruar një plan masazh, madje të ashpra për mbarëvajtjen e festimeve dhe sigurinë e qytetarëve, këto pamje tregojnë të kundërtën dhe për më shumë komentojini vetë: