Asnjë rast i dëmtimit nga lëndët piroteknike , apo raste të aksidenteve rrugore nuk është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër në natën e ndërrimit të viteve.
Mjekja e Urgjencës pranë këtij spitali Koleta Suma thotë se situata ka qënë tepër e qetë përvec një rasti të paraqitur të një personi të mbidozuar nga alkooli.
Atmosfera e festës së Vitit të Ri do të jetë e pranishme edhe në dy ditët në vijim , ndaj shërbimi i urgjencës është në gatishmëri për cdo rast që paraqitet pranë spitalit /star plus /