Në mesazhin e parë për vitin 2020, Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, dhe bëri thirrje për ti dhënë fund shfrytëzimit të trupit të gruas.

E gjithë dhuna që u është shkaktuar grave paraqet një përdhosje ndaj Zotit tha Papa, gjatë një meshe në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Papa bëri thirrje për ti dhënë fund shfrytëzimit të trupit të grave.

Sa shpesh flijohet trupi i një gruaje në reklama, përfitime financiare, pornografi, shfrytëzohet si një sipërfaqe që duhet të përdoret tha ai, duke shtuar se trupi i femrës duhet të çlirohet nga logjika e konsumit, dhe se ai duhet të respektohet dhe të nderohet. Papa Françesku i vlerësoi gratë si dhuruese dhe ndërmjetëse të paqes dhe i nxiti që ato të bëhen pjesë e vendimmarrjes, në mënyrë që ta bëjnë botën më të bashkuar dhe më paqësore.

Një nënshtrim i gruas është një nënshtrim për tërë njerëzimin tha ai.

Papa gjithashtu mbrojti të drejtat e grave për të migruar, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre dhe dënoi ata që menduan vetëm për rritje ekonomike sesa për mirëqenien e të tjerëve.