Mbrëmjen e 31 dhjetorit të gjithë festuan, duke lënë pas një vitin 2019. Edhe personazhet VIP në Shqipëri kanë ndarë me fansat e tyre momente nga festimet e Vitit të Ri duke uruar kështu të gjithë publikun që i ndjek.

Teksa urimet për natën e ndërrimit të viteve ka qenë edhe kryefjala e këtyre ditëve, nuk kanë munguar fotot dhe urimet nga personazhet e njohur shqiptar, ku tregojnë se atmosfera festive për to ka qenë krah familjes së tyre.