Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të tretë pas tërmetit tragjik, Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Takimi po zhvillohet në selinë e qeverisë nën drejtimin e kreut të ekzekutivit. Para takimit të Komitetit të Rindërtimit, në Kryeministri u zhvillua një diskutim mes arkitektëve shqiptarë mbi projektimin e tyre për tre lagjet që do të ndërtohen për strehimin e të prekurve, që janë planifikuar në Durrës, Tiranë dhe në Laç.
Ministri Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të dëmeve nga tërmeti dhe banorëve që janë të strehuar aktualisht në hotele dhe çadra.
Shifrat nga Emergjencat
3613 persona janë në hotele
10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
39310 objekte janë verifikuar
3580 të pabanueshme në Durrës
72 objekte janë shembur
10 në Tiranë
7 në Lezhë