Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përjashtimin e futbollistëve të Kosovës, në ndeshjen miqësore që do të mbahet në 10 Janar në Tiranë, dhe që synon grumbullimin e të ardhurave për banorët e prekur nga tërmeti.

Sipas asaj që shkruan Berisha, me urdhër të Ramës janë përjashtuar futbollistët e Kosovës, ndërsa do të jenë në Tiranë veteranët e Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Nje turp tjeter kombetar i Edvin Kristaq Zografit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z.Berisha, FSHF ka organizuar nje miqesore me 10 janar qe do te luhet mes veteraneve te Shqiperisë, Greqisë,Turqisë,Italisë por ne kete ndeshje me urdher te Edi Rames nuk jane ftuar lojtaret e KOSOVES qe aq shume kemi dhene per Shqiperine, mos duhet te organizohet ndonje ndeshje armiqesore qe te ftohet KOSOVA???