Pamje të mrekullueshme vijnë nga Thethi, ku si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero një ujëvarë në këtë zonë ka ngrirë e gjitha. Kjo ka krijuar një pamje të rrallë, ku akulli ‘kacavirret’ nga faqja e malit deri poshtë në gropën e krijuar nga uji.

Thethi vizitohet nga mijëra turistë ndërsa kjo ujëvarë është një nga atraksionet më të bukura të zonës. Duke qenë se uji është në lëvizje në këtë ujëvarë, temperaturat duhet të jenë disa gradë nën zero që uji të ngrijë.