Prej ditës së sotme Thoma Jano është emëruar në postin e zëvendësprokurorit të Përgjithshëm dhe do të jetë krahu i djathtë i Olsian Çelës.

Jano e ka nisur që herët punën në hetuesi, pasi para viteve 90 ka qenë në krye të hetimeve për Krujën.

Vitet më të arta të Thanos kanë qenë në vitin 1997 kur ai ka qenë pjesë e prokurorisë së Tiranës, ndërsa organi i drejtësisë udhëhiqej nga Arben Rakipi.

Janos nuk i ka munguar as pjesëmarrja në politikë, pasi kujtojmë se ka mbajtur postin e zv.ministrit të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve, në kohën e qeverisë socialiste të Fatos Nanos.

Dhe në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërsa më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve, post që e ka mbajtur deri pakl kohë më parë.

Në këtë post, si prokuror, më shumë se përgjimet ai ka ndjekur ligjshmërinë e aktit të përgjimeve që kryhen nga specialistët e Shërbimit Informativ Shtetëror.