Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe arrestuar në zonën e Freskut, në kryeqytet, një person të shpallur në kërkim ndërkombatër për trafik droge.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Xh. I banues në Tiranë, i cili ishte pjesë e një bande kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Një tjetër person në kërkim bie në prangat e Policisë.

Vihet në pranga një 35vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan në zonën e Freskut, në Tiranë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar XH. I 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.