Gjërat e mëdha fillojnë me hapa të vegjël, shumë pjesëza të vogla mund të krijojnë një mozaik të madh. Ky ishte një mesazh shprese nga Corina Schumacher, bashkëshortja e legjendës së formula 1, e cila e përcolli mesazhin përmes mediave sociale.
Corinna Schumacher dëshironte ti besonte këto fjalë me mendimin dhe emocionet që shumëfishohen në këtë periudhë festash. Kanë kaluar gjashtë vjet nga aksidenti në malet franceze të mbuluara nga bora, dhe brenda heshtjes që I bën njerëzit të harrojnë, familja e kampionit e mban gjallë shpresën e kuptueshme, se një ditë ai do të përmendet.
Lajmi i fundit mbi gjendjen fizike të Schumacher ka qenë në shtator, kur u realizua transferimi në Paris për një trajtim me qeliza staminale në spitalin Georges Pompidou.
Një mjekeje i rrëshqiti asokohe fjala se Schumi i ndërgjegjshëm, por kjo nuk do të thotë shumë. Gjëja e rëndësishme është se sa përparim ka bërë Michael që nga zgjimi nga koma qershorin e vitit 2014. Mesazhi i shkurtër dhe mjaft delikat i lëshuar tani nga e shoqja ka përmbajtje të fuqishme, një thirrje që I del nga zemra Michael vazhdon të luftosh