Grabítet në orët e para të mëngjesit të sotëm një argjendari në qendër të qytetit Korçës. Argjendaria e grabítur ndodhet tek Pedonalja e qytetit. Burime bëjnë me dije se autorët kanë shkállmuar derën e argjendarisë dhe xhamin, duke u futur brenda e më pas duke marrë prej aty sende me vlerë.

Ende nuk dihet shuma e parave dhe e bizhuterive të vjedhura. Ndërkohë, policía po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.