Kryeministri Edi Rama dhe Etilda Gjonaj takim me gratë e burgosura.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka dhën grave të burgosura lajmin e mirë për miratimin e draftit për aministinë. Gjonaj tha se do qëndrojë pranë grave që do të lirohen por edhe atyre që do vijojnë të mbeten në burg.

“Për ne është një ditë e veçantë. Kemi ardhur të ndajmë lajmin që ka të bëjë me amnistinë. Unë e di sa herë kam parë lotët tuaja duke kërkuar amnistinë. Unë e di sa e vështirë është për ju për faktin se keni fëmijët dhe të dashurit tuaj larg. Edhe unë, edhe stafi i drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve jemi munduar të heqim trishtimin Unë jam munduar që veprat tuaja t’i promovoj tek të gjitha gratë. Do të ndjek secilën nga ju që do të dalë nga burgu dhe përfitojë nga amnistia jo vetëm për të dalë nga burgu por edhe për të gjetur një punë, për të nisur një jetë të re. Ashtu si kemi qëndruar pranë jush, do vazhdoj të jem edhe për ato gra që do mbeten në institucion” tha Gjonaj.

Burgu i Grave, Tiranë – Aministia për 56 gratë që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar, liron menjëherë 28 prej tyre dhe për 28 të tjera, ul 1/3 e dënimit

Posted by EeTimes.al on Saturday, December 28, 2019