Festivali i Këngës në RTSH këtë vit nuk përcolli atë që është pohuar nga shumë krijues, të ishte një festë e këngës. Arilena Ara me këngën “Shaj” fitoi Festivalin e 58 në RTSH, por ky edicion u shoqërua me debate dhe polemika të shumta, që kanë vazhduar gjatë edhe në rrjetet sociale. Shumë veta e shihnin këngëtaren Elvana Gjata si fituese.
Për këtë situatë ka reaguar edhe gazetari i Abc News Artan Hoxha. Ai kujton festivalet e vjetra me këngë të cilat të bënin ta doje vendin tënd si gjënë më të shtrenjtë në botë.
Hoxha shkruan:
Shqiperi o vendi im/
Mbushur drite dhe krenari/
Te kam nene dhe me ke djal/
Zemra ime Shqiperi/…
Keto jane dy vargje te refrenit te kenges pjesemarrese ne festivalin e 17-te me titull “Shqiperi o vendi im”…
Nje kenge gjithe frymezim qe te ben ta duash vendin tend si gjene me te shtrenjte ne bote, nje kenge qe te mbush shpirtin edhe kur e degjon pas 41 vitesh…
dhe ka zene vetem vendin e dyte…
Kur e mendon kush ishte pretendente per te fituar festivalin e 58-te, kush e fitoi festivalin, kush e drejtoi festivalin, kush ishte regjizore e festivalit, kush i perzgjidhte kenget e festivalit, kush ishte drejtori i TVSH qe organizoi festivalin, sa ishte fondi i festivalit qindra miliona lekesh paguar nga taksapaguesit shqiptare…
dhe kur degjon se cfare kengesh, cfare kengetaresh, cfare tekstesh kane patur kenget e po ketij festivali 41 vite me pare, ne festivalin e 17-te, eshte tia japesh bam.
https://youtu.be/4YMDe4UNUAw