Universiteti i Shkodrës ka vendosur të dhurojë 500 000 lekë nga fondi i saj, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Në vendimin e ditës së djeshme thuhet se kjo shumë parash do të kalojë në llogarinë e E-Albania, e vënë nga dispozicion nga qeveria për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.

“Universiteti i Shkodrës, Luigj Gurakuqi vendosi për dhënie ndihme financiare nga të ardhurat e Universitetit të Shkodrës për lehtësimin e pasojave të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Bordi i Administrimit në mbledhjen e tij të datës 28.12.2019 vendosi:

Dhënien e ndihmës financiare në shumën 500 000 lekë, nga të ardhurat e Universitetit të Shkodrës, për lehtësimin e pasojave të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019. Kjo shumë të kalojë në llogarinë e vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare.

Ngarkohet administratori i USH-së për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendim.