Një video që ju kthen pas në kohë dhe ju dhuron emocione të papërshkrueshme. Gjithçka të jep atmosferën e viteve 800. Lindja e Krishtit është kremtuar në mënyrën më të veçantë të parë deri më tani në Shqipëri.

Në Zadrimën e bujqëve, artizanëve, vullnetarëve, artistëve zemërbardhë dhe duarartë, erdhi për së gjalli atmosfera e Betlehemit. Punime me dorë, qilime të rrallë, ushqime tradicionale të zonës, kërcime nga të mëdhenj e të vegjël…një atmosferë e veshur plotësisht si të ishim në Betlehemin e viteve 800, edhe përmes veshjeve të veçanta të kohës.

Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.

https://www.facebook.com/MriziIZanaveAgroturizem/videos/1329838480558115/