Debati në rrjet për vlerësimin e Elvana Gjatës nga ana e jurisë në “Festivalin e Këngës” vazhdon ende. E ndërsa sytë u kthyen nga anëtarët e huaj që përbënin pjesën më të madhe në vlerësim, gjithçka është sqaruar jo më larg se sot.
Janë publikuar pikët e dhëna nga secili prej anëtarëve të jurisë për 12 këngëtarët në garën e finales dhe ajo çka vihet re është se vetëm vendasit e kanë vlerësuar Elvanën me pikët minimale, ndryshe nga kolegët e huaj, që i kanë dhënë pikët maksimale. Mikaela Minga – 2 pikë, Rita Petro – 8 pikë.
Ndërsa, Christer Bjorkman, Felix Bergsson dhe Dimitris Kontopoulous kanë vlerësuar me 18 pikë artisten.
Në total, me përllogaritjet zyrtare rezulton që Gjata të ketë mbledhur 64 pikë nga 67 të Arilenës. Kështu, duket se Elvana është renditur e dyta vetëm falë anëtarëve vendas.