Në prag të festave të fundvitit, Shkupi ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve Guinnes duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz.

Pjesëmarrësit vendosën qese plastike në ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim që të krijonin formën e pemës së Vitit të Ri.

Formimi i kësaj peme është pjesë e programit të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Të gjitha incizimet nga ky manifestim do t’u dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur apo jo rekordi Guinnes.

Për momentin, pema më e madhe e Vitit të Ri, realizuar me njerëz është bërë në Indi, në vitin 2015.