Marika Kallamata, aktorja e mirënjohur shqiptare është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk në artin shqiptar. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ministrja e kulturës, Elva Margariti.

Me anë të një statusi në rrjetet scoiale, Margariti shkruan se aktorja, e njohur ndryshe si ‘gjyshja e përrallave’ ka ikur nga kjo botë. Më tej, Margariti bën me dije se homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00.

“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.
Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
?U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi! Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00,”- shkruan Margariti në statusin e saj.

Aktorja e ndjerë, Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930, dhe është është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”. E njohur ndryshe si ‘gjyshja e përrllave’, Kallamata mbahet mend për më shumë se 60 role, në të cilat ajo ka ruajtur individualitetin e saj.