eshjet e dendura të shiut kanë pushtuar pothuaj të gjithë territorin e vendit. Sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, përgjatë ditës së dielë priten reshje të dendura shiu tepër intensive në gjithë territorin.

Ajo që thekson IGJEUM në njoftimin e saj, është se nga llogaritjet e fundit që janë bërë, këto reshje shiu mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve, në lumenjtë e mëdhenj siç janë Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa.

Nga këto prurje mund të shfaqen probleme në përmbytje lokale, dhe urbane, në disa qytete kryesore në vend si: Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Ndërkohë probleme me reshjet e shiut, në orët e fundit të mbrëmjes së sotme, ka shfaqur qyteti i Durrësit.