Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë bërë që të ketë defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë – Fushë Arrëz.

Për pasojë, kanë mbetur pa energji bashkitë, Pukë dhe F. Arrëz. Ndërkaq, vështirësi qarkullimi ka në aksin Vau Dejës-Pukë.

Bëhet me dije se në afërsi të Kthesës së Komanit janë shembur gurë. Gurët e rënë, rrezik për qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Gurët janë shembur në afërsi të Qafës së Laqit.