Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar, pasi ditën e sotme e gjithë Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq me shira të dendur dhe përmbyrje.

Në një status në rrjetet sociale, ARRSh, qetëson të gjithë qytetarët shqiptarërt, teksa shkruan se situata po kthehet në nromalitet dhe se të gjithë kontrkatorët e mirëmbajtjes së rrugëve dhe punëtorët kanë dalë t’i pastrojë ato.

Ndër të tjera, në reagim thuhet se në të gjitha akset tashmë qarkullimi realizohet pa probleme.

“?Reshje shiu me intensitet ?kanë përshkuar gjithë vendin, por pa krijuar probleme me qarkullimin?
?Kontraktorët e mirëmbjatjes me mjete ? dhe punëtorë ?‍??‍? janë në terren dhe raportojnë se po bëhet pastrimi i rrugës, B. Curri-Valbonë nga rënie të vogla gurësh ?
Në të gjitha akset qarkullimi realizohet pa probleme✅”– thuhet në reagim.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale.

Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.