Një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Elbasan Cërrik.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 25-vjeçari me inicialet A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.
Oër pasojë, 35-vjeçari ka përfunduar i vdekur në rrugë, ndërsa pasagjeri, 56-vjeçari me inicialet F.Q., është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Shkak për këtë aksident mësohet të jetë bërë moti i keq që ka sjellë lagështirë të madhe në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.