Në kohën kur kryeministri Edi Rama priste liderët e Ballkanit Perëndimor, një grup aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje, dega Tiranë kanë protestuar para Hotel Rogner ku do të qëndrojnë të ftuarit.

Protestuesit janë shprehur mjaft të irrituar për shkak se ai ka mohuar pak ditë më parë masakrën e Reçakut, duke e quajtur trillim.

Ndërkohë që sipas tyre, Vuçiç vjen sot në rolin e bamirësit në Tiranë, duke mbështetur të prekurit nga tërmeti.

Gjatë protestes ka patur momente tensioni mes prrotestuesve dhe policisë, sidomos në momentin kur u bë thirrje për marshim nga Presidenca drejt hotel Rogner, ku Rama po takonte Vuçiçin dhe Zaevin.

Protestuesit thërrisin në kor: Vuçiç, jashtë nga Shqipëria! Ata mbajnë simblokle kombëtare, si flamurin, qeleshe në kokë, etj.

Po kaq dëgjohen thirrje “Rama, Rama tradhtar i shqiptarëve!”

“Rama me Serbinë, Kosova me Serbinë!”, është nje tjeter thirrje që dëgjohet në protestë.

PERPLASJE MES POLICISE DHE PROTESTUESVE

Posted by Fax Web on Friday, December 20, 2019