Është mbyllur ditën e djeshme procesi për zgjedhjen e kryetarit të SPAK I cili me pragun minimal të votave 6 nga 11 anëtarët e KLP-së mbështetën Arben Krajën ndërsa Altin Dumani mori vetëm 4 vota dhe Edvin Kondili 2 tëe tilla.

Ndërkohë nëpër media ka ka qarkulluear një foto e Altin Dumanit në shoqërinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pikërisht në ditë përpara se të zgjedhej kryetari i SPAK.

Ata janë ulur në një nga kafenetë e kryeqytetit ndërsa nuk dihet nëse ata kanë ndonjë marrëdhënie më të hershme apo kanë qenë duke diskutuar pikërisht për garën e SPAK.

Altin Dumani është njeriu i cili është me shpinë në fotografi ndërsa biseda duket mjaft serioze mes tij dhe Manjës me aq sa kuptohet në foto.

Ndërkohë trupa e SPAK përfshirë edhe kryetari i saj duhet të mos kenë asnjë kontakt me kriminelët dhe politikanët, të cilët duhet të jenë dhe objekt i punës së tyre, ndërsa pretendenti për drejtiimin e këtij institucioni të ri të drejtësisë me sa duket nuk e ka marrë parasysh këtë fakt.