Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me prokurorin Arben Kraja, i zgjedhur një ditë më parë në krye të SPAK.
Në një shënim në rrjete sociale, ish-futbollisti i Kombëtares, Roland Luçi ka rrëfyer për herë të parë një histori, sesi ish-hetuesi i diktaturës, Arben Kraja dërgonte në Spaç, ata që shpalleshin si “tradhëtarë” nga diktatura komuniste.
Luçi thekson se dikur Arben Kraja kishte dërguar të vëllain e tij në Spaç për tentativë arratisje”.
“Arben Kraja, nje nga speciet e kalçifikuara qe as me 1990 nuk e kuptonte se regjimi te cilit i sherbente kishte marr fund, sot eshte shefi i SPAK.
Sot ngjarja tingellon groteske, po dikur ai dergoi tim vella ne Spaç per tentative arratisjeje.
Eshte histori interesante, lexim te kendshem per ata qe kane deshiren dhe durimin te lexojne shkrimin ne linkun me poshte.”-shkruan Roland Luçi.
Më poshtë, historia e rëfyer nga Roland Luçi, e torturave çnjerëzore të hetuesisë së diktaturës komuniste, nga e cila vjen edhe kreu i SPAK.
E tregoj per here te pare:
Nje polic qe kishte qene me sherbim ne Degen e Brendshme, nje njeri i mire nga Dajçi, te cilin e kisha pasur nxenes ne shkollen e mesme, del ne mengjes te autobusi qe na çonte ne shkolle dhe me thote se yt vella eshte demtuar ne koke gjate hetuesise ne biruce dhe jane duke e çuar ne spital.
U nisa bashke me te per ne spital dhe duhet te ishte vertet atje se ne koridorin e kirurgjise, para deres se nje dhome ndeshem ne nje polic me automatik qe bente roje, per fat i njohur i mikut e nxenesit tim. Ruante tim vella!
Imagjinoni çfare shteti idiot, imagjinoni çfare hetuesi kafshe, angazhonte police te armatosur me automatike me sherbim 24 oresh qe te ruanin ne spital nje djale te torturuar qe kishte tentuar te arratisej dhe ishte arrestuar ne…Tirane!
Nejse, jo te gjithe ishin ne nivelin e shtazerise se hetuesit tashme te famshem shef te SPAK-ut, rolin e te cilit do ta merrja mbas pak çastesh une!
Po, po, une,sepse polici roje hyri ne dhome dhe une i shoqeruar nga polici tjeter qe me pershperiti ne vesh “ben sikur je shefi” hyme mbas pak. Une nuk e kuptova ne fakt se çfare donte te thoshte, as ja vura fort mendjen fjaleve te tij.
Sa hyme ne dhome, polici roje merr drejtqendrim dhe me pershendet me ze te larte “mirdita shef”
Aty e kuptova qe duhej qe te semuret e tjere ne dhome (ishin disa) te mos kuptonin se isha i vellai, te dukesha si hetuesi, mbasi im vella ishte ne hetuesi e nuk lejohej kurrfar kontakti me te.
Ngaqe ne Shkoder nuk isha krejt i panjohur, dikush nga te semuret ne dhome sigurisht qe me njohu se kush isha, por me mirkuptim dinjitoz solli koken ne anen tjeter dhe une u ula per pak minuta prane tim vellai…i cili ishte i lidhur me pranga ne kembe dhe duar tek shtrati prej hekuri.
Nje pamje kjo me makaber se sa plaga qe ai kishte ne koke.
S me mbetet veçse ta uroj per detyren e re hetues Arben Krajen