Andi Gramo, i njohur në Shqipëri si DJ dhe si menaxheri i këngëtares Elvana Gjata ka bërë një dedikim për këtë të fundit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Andi shkruan se si Elvana ka qarë pas skenave shumë herë, edhe kur publiku e thërriste që të vinte të këndonte sërish.

Ndër të tjera në rreshta, DJ, që dikur ishte një mik mjaft i ngushtë edhe me Flori Mumajesin, shkruan se është shumë krenar për Gjatën për gjërat që ka bërë ajo ndër vite dhe për performancën që këngëtarja dha një natë më parë në Festivalin e RTSh-së.

Ai shkruan gjithashtu se është dikur bashkë me Elvanën lexonin lajmë dhe komente nga profilet false që e shanin dhe hidhnin baltë mbi të.

“Jam nisur disa here te shkruaj por kam menduar te pres nje moment tjeter… Por ne fakt mendoj qe nuk ka nje moment specifik qe une duhet ta pres, ndaj dua ti them dy fjale… JAM KRENAR PER TY ELVANA GJATA!
Kete nuk e them thjesht per performancen tende mbreme ne Fest58, por jam krenar per ate qe ti je sot, per ambicien tende, per forcen tende, per faktin qe nuk u dorezove kurre, nuk lodhesh kurre, nuk kenaqesh kurre, per faktin qe nuk fole kurre thjesht per te folur… Jam krenar per lotet e tua (dhe te miat ndonjehere) kur publiku nuk pranonte te ikje nga skenat e festivaleve duke uleritur EDHE NJO, EDHE NJO… Jam krenar qe ja ke dale te besh 2 hapa para, per cdo hap qe na ka çuar pas…

Jam krenar per faktin qe edhe kur bashke me mua ke lexuar “lajme” portalesh, komente nga profile fake pa foto pa asnje folloëers apo folloëing, te krijuar enkas per te hedhur helm e balte mbi ty, pa baza, pa fakte, pa asgje te vertete, gjithmone thua me vjen keq per ta qe kane kaq shume deshperim dhe urrejte brenda vetes.

Kam pothuajse 2 dekada me muziken shqiptare, qe prej kohes kur me @ermalmamaqiofficial The Dreams beja kengen Nuk Dua Ta Di apo kur ne Fest40 kam derguar kengen Egzistoj / JULKA, e cila nuk u fut as ne finale por nderkohe ishte kenga hit ne te gjithe Shqiperine. Detaj i vogel, thjesht per rifreskuar pak memorien time personale dhe tonen kolektive. Kam qene ne gjithe keto vite prane shume artisteve, me ka lidhur puna, me ka lidhur shoqeria, kam perjetuar shume momente lumturie, suksesi, apo veshtiresi qe ata kane kaluar. E kam pare kete treg muzikor te sotem, kur akoma nuk ekzistonte. Kam pare “lojra” kam pare hile, kam pare presione, kam pare dashuri, urrejtje, strategji, ego…

Ne fakt nuk di cfare me ka mbetur pa e pare e ne nje bisede me miq po mendoja mbase nje dite do te me duhet te shkruaj nje liber 🙂 Kam pare kaq shume, e te gjitha keto kane qene ne ndryshim nga viti ne vit, por vetem dicka nuk ka ndryshuar kurre e kete dua t’ja them cdo artisti te vjeter, te ri apo qe do te marre rrugen e muzikes ne te ardhmen…

KUR PUBLIKU E DO KENGEN, ASKUSH NUK MUND TA NDALE… ATE QE TA KA FAL ZOTI, ASKUSH NUK MUND TE TA MARRE…NUK KA EKUACION TJETER,”– shkruan Andi në statusin e tij.