Mjafton një postim në profilin e saj në “Instagram” që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo. Trejsi Sejdini di gjithmonë se si të “çmendë” ndjekësit e shumtë me pozat e saj provokuese.

Së fundmi, “gangsterja e Elbasanit” ka postuar një fotografi ku shfaqet e veshur me një body ngjyrë bezhë. Me pozën që ka marrë, Trejsi ka ekspozuar format e saj trupore seksi.

Si çdo postim tjetër, edhe kjo fotografi ka marrë menjëherë me mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta.

Ndërkohë Trejsi Sejdini është bërë fillimisht e njohur për shkak të një video sherri në qytetin e Elbasanit, ku një grup të rinjsh dhunonin një adoleshente. Ajo nuk e la me kaq, pasi edhe herë të tjera janë publikuar video apo foto që tregonin ish-Miss Universe Albania teksa bënte sherr.