Me 82 vota pro, Kuvendi miratoi sot ndryshimet në ligjin e medias për AMA-n dhe AKEP, të cilësuara nga kryeministri Rama si ‘paketa anti-shpifje’.

Këto ndryshime kanë ngjallur një debat mes qeverisë dhe organizatave të gazetarëve të cilat i kundërshtojnë ato pasi argumentojnë se liria e medias cenohet rëndë dhe kjo kufizon fjalën e lirë. Prej mëngjesit të sotëm, gazetarë dhe aktivistë ishin në protestë jashtë Kuvendit, kundër këtyre projektligjeve por deputetët e mazhorancës vendosën pro tyre.

Por, mazhoranca dhe kryeministri Rama nuk ishin të vetëm sonte në miratimin e dy ligjeve mjaft të kundërshtuara nga gazetarët.

Pesë deputetë nga opozita parlamentare bashkuan votat me socialistët për të miratuar ligjet në fjalë.

Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Aurora Mara, Edjola Braha dhe Nimet Musai ishin deputetët që ngritën kartonat jeshilë për të miratuar rregullat e reja në funksionimin e medias. /Opinion.al