Muzeu Historik i Shkodres “Oso Kuka” ka qene sot plot gjalleri dhe kuriozitet pasi ka patur vizitore te veçante.

Ato ishin nxenesit e klases se II c te shkolles “Ndres Mjeda” te shoqeruar nga mesuesja e perkushtuar Mimoza Boriçi Bushati, u njohen me afer me historine , traditen dhe kulturen e qytetit te Shkodres, ne kuader te projektit shkollor “Jam krenar qe jam Shqiptar”.

Emanuel Palushaj sherbeu si ciceron duke shuar çdo kuriozitet te femijeve , duke nisur nga arkitektura e shtepise karakteristike shkodrane dhe elementet e oborrit e deri tek sendet e gjetura nga arkeologet ne periudha parahistorike.

Femijet shprehen kuriozitet per shpatat e bera nga metali dhe guret qe vendoseshin per peshkim.

Nga ana tjeter ato munden te shijonin ekspoziten “Dialektike” e cila tregon Shkodren e disa viteve me pare, ndersa edhe pse ate periudhe nuk e kane jetuar gjeten gjurme te saj ne te tashmen e qytetit.

Oda e miqve ishte nje tjeter atrakison i tyre vecanerisht zona e oxhakut por edhe tezgjahu me te cilin enden qilimat, kjo pasi simetria eshte pjese e kurrikulave te tyre mesimore , ndaj tashme ky koncept nuk eshte shume abstrakt ne syte e tyre.

Kjo eshte nje nisem vertet interesante e cila zgjon kurizoitetin brenda femijeve sa i takon te kaluares historike dhe kulturore te qytetit te Shkodres, qytet per te cilin ka shume arsye per te qene krenar .

eetimes.tv