Norman Wisdom, (i njohur për rolin e famshëm të Pitkin) lindi më 4 shkurt 1915, vdiq më 4 tetor 2010, ishte komedian, këngëtar dhe aktor, regjisor e skenarist anglez, ikonë e filmit, kult në Shqipëri si i vetmi aktor perëndimor që iu lejuan filmat gjatë kohës të diktatorit Enver Hoxhës. Pjesë e karrierës së tij kanë qenë edhe albume me këngë, mes të cilave një këngë kushtuar Shqipërisë me titull “Big in Albania” (I madh në Shqipëri).