Ndonese jetoi pak, vetem 36 vjeç, Rrok Jakaj ka arritur qe me punen e jeten e tij te jete paharruar.

Rrok Jakaj ka mbaruar shkollën si violinist në Shqipëri.Ai që në klasë të pare ka qenë nxënës i shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” në Shkodër , ku ka mbaruar dhe shkollën e mesme , për të vazhduar më pas Institutitn e Lartë të Arteve.

Babai i tij Ndrekë Jakaj ka qenë violinist që aktivizohej me orkestrtën e shtëpisë së kulturës dhe e ka ndjekur me shumë vëmendje e përkushtim formimin muzikor të djalit të tij Rokut

.Duke qenë mjaft i talentuar Rrok Jakaj është aktivizuar në orkestrën e shkollës së muzikës, madje dhe në vënien në skenë të operas Mrika nga nxënësit e kësaj shkolle në vitin 1983.Më pas Rroku është aktivizuar dhe me orkestrën e shtëpisë së kulturës Shkodër. Pasi iku drejt Italisë, ai ka qenë ndër të paktit që e ka siguruar jetesën duke punuar si artist , pasi talenti që kishte i ka dhënë mundësi të punësohej tek Rai , si dhe më pas tek një orkestër harqesh në Torino.Rrok jakaj vdiq tragjikisht ne nje aksident automobilistik ne Itali me 4 dhjetor 2004.

Babai i tij Ndreka i nguliti dëshirën për art , dhe i mësoi violinën ndersa Rroku që i vogël kishte dëshirë të ndihmonte shokët dhe ishte i kënaqur kur ato përparonin në violinë.Dhe në Itali, shtëpia e Rrokut priste e përcillte shqiptarë që i ndihmonte për tu sistemar në punë. Më 1997 ai arriti të grumbullojë artiste shqiptarë dhe të formojë orkestrën”Skenderbeg”.Rroku u largus nga Shqiperia në shkurt të vitit 1991.

”Iku me anije në Shëngjin, bashkë me një kushëririn e tij, i cili dhe ai vdiq aksidentalisht 10 vjet para se nje aksidet fatal ti merrte jeten edhe Rrokut.Kur iku me vete mori dhe violinën , e cila i ra në ujë kur hipte në anije për të ikur. Ka dashur të hidhej në ujë për ta marrë, dhe pse ishte muaji shkurt, por nuk e kanë lënë.Fillimisht ka punuar si punëtor në ndërtim , ku për të mos iu dëmtuar duart që do e pengonin për ti rënë violins, vishte doreza.Në një gazette italiane ka lexuar një adresë të një drejtuesi të orkestrës së harqeve dhe atje është paraqitur duke i thënë se i bie violinës. Ai i ka dhënë një program për ta mësuar dy javë. Kur e dëgjuan specialistët e muzikës i thane se nuk kishte nevojë për të vazhduar studime por do e punësonin.E që atëherë Rroku nuk do i ndahej muzikës dhe violinës duke u angazhuar me formacione të ndryshme e duke hënë shfaqje në Evropë, Amerikë, Afrikë e Azi, madje krijoi lidhje dhe në vende si Libani, Jordania etj.Talenti i tij dhe përkushtimi për punë , bënë që ti kishte rrugët e hapura në art.

Familja ka grumbulluar programet e violinës të bërë në shkollën e mesme të muzikës në Shkodër dhe në Akademinë e arteve në Tiranë, dhe ia ka dërguar Rrokut në Itali, pasi profesorët italianë donin të dinin mbi to, duke folur me admirim për shkollën shqiptare të muzikës.Nga shqiptaret qe e kane njohur mesohet se Rroku ndihmonte e përkrahte mjaft shqiptarë që vinin në Torino, Cuneo apo Saluzzo, sidomos artiste.I shfrytëzonte lidhjet e njohjet e tij me artiste e formacione muzikore të njohura që vinin për koncerte , për të punësuar qoftë dhe provizorisht si bodigardë apo në punë të ndryshme . shqiptarë të papunë.Në Itali ai tërhoqi dhe dy vëllezërit e tij, ndërsa vetë jetonte në një shtëpi të mbushur me disqe muzikore e postera muzike.

Tre vjet para vdekjes ishte zgjedhur mes shumë instrumentistëve nga e gjithë bota , për tu takuar në Vatikan me Papën, moment ky i fiksuar dhe në fotografi.Ai ruante ftesa koncertesh, fotografi, postera e gjithçka që lidhej me muzikën e artin. Një trast konkret i ndihmës së Rrokut ndaj artistëve shqiptarë, është dhe ai i piktorit nga Vlora Artan Shabani. Kur ai shkoi në Itali dhe kontaktoi me Rrokun, ky i merrte pikturat e tij dhe i ekspozonte në sallat ku jepte koncerte, derisa piktori vlonjat të bëhej injohur. Miqtë e tij , që jetonin në Itali tregojnë kur u martua vëllai i vogël i Rrokut në ceremoninë martesore të zhvilluar në kishë, në Itali, pasi nusja është italiane, Rroku ekzekutoi me violinë melodinë e këngës “Karafilat që ka Shkodra” duke krijuar në kishë një atmosfere të ngrohtë, të vendlindjes së tij.

Nje muaj para se te vdiste Rrok Jakaj u kishte treguar te afermve sedo jepte koncert në Shqipëri me orkestrën e Akedemisë së Arteve.Ndër planet e tij që mbetën të parealizuara ishte bërja e një disku me muzikë popullore shqiptare të veriut dhe jugut, të përshtatur për violinë, me qëllim që kjo muzikë të njihej në botë.Emri i Rrok Jakajt ishte i njohur në botën muzikore italiane e më tej.

Talenti e puna e tij i kishte bërë për vehte italianët e dashamirësit e artit. Për shqiptarët ai i ishte një pike mbështetëse , që krenihej përherë me të qënurit shqiptar dhe me shkollën shqiptare të muzikës. Rroku ishte njeriu i palodhur, plot humor , mjë bashketdhetar që përpiqej që kudo të ngrinte lart emrin e vendit të tij. Ndër intrevistat e shumta në media të shkruar e vizive italiane, ai nënvizonte qenurit shqiptar dhe emrat e artistëve të mëdhenj të këtij vendi.

ANILA DUSHI