Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro ndryshimet ligjore për funksionimin e AMA-s, njëri ndër dy ligjet që ka shkaktuar reagime të mëdha me frikën se qeveria do të censurojë median përmes vendimeve administrative.

Ndërkohë që 80 deputetë votuan pro, 4 kundër dhe 6 abstenim, deputeti socialist Ditmir Bushati nuk i është bashkuar grupit të PS.

Bushati, i cili më parë ka shfaqur rezerva ndaj ligjeve abstenoi në votim.