A mund të shmangej humbja e jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallatet e Thumanës? Pyetje e diskutuar shpesh këto kohë dhe për të cilën banorët e Thumanës, e kanë një përgjigje.
ABC News ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe i ka përballur ato, me deklaratat e Kryeministrit Rama dhe anëtarëve pergjegjës të qeverisë. Çfarë thanë ata pas tërmeteve të 4 korrikut dhe 21 shtatorit? Përse u lejuan të vazhdonin të jetonin në godinat e dëmtuara në strukturë dhe siguria që vinte nga propoganda në ERTV?
Institucionet neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat e tyre deri në momentin fatal kur mëngjesin e 26 nëntorit, pallatet ranë si të ishin prej kartoni.