Sot politikani i Partisë Demokratike, shkrimtari e gazetari i ndjerë Sokol Olldashi do të festonte 47-vjetorin e lindjes.
Ka qenë nëna e tij Kozeta Mamaqi që e ka kujtuar plot mall të birin në këtë ditë.
Përmes një komenti në ‘Facebook’, ajo shprehet se dikur Olldashi mes duhanit shkruajti një poezi për 47-vjetorin e saj, ndërsa sot Kozeta hap krahët e përqafon mes lotëve fotografinë.
‘Shpirti im. po më mbyt malli, Ti, mes duhanit shkruajte një poezi për 47-vjetorin tim, ndërsa unë, hap krahët e përqafoj mes lotëve.
Imazhin tënd në fotografi në të 47-tin vit të ditëlindjes tënde. Fati ynë bir.’ shkruan Kozeta Mamaqi.
Kujtojmë që Sokol Olldashi u nda nga jeta natën e 20 nëntorit 2013, në një aksident tragjik në rrugën Elbasan-Tiranë. Çdo muaj nëntor, ai kujtohet nga miqtë e familjarët e tij.