Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme paketën e plotë “Anti-Shpifje” që do ta kalojë nesër për miratim në Kuvend. Siç duket maxzhoranca ka bërë disa ndryshime të pjesshme në draftin final të ligjit për mediat, ku janë vërejtur disa nga shqetësimet e gazetarëve në lidhje me paketën e paraqitur më parë.
Në draft parashikohet tashmë që të gjithë operatorët mediatikë online ankimojnë gjobat që mund të vendosen nga Bordi i Ankesave, në gjykatë, në bazë të Kodit të Procedurës Civile.
“Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim pranë Bordit të AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të KA-së për vendimet sipas parashikimeve të këtij ligji. Ankimi ndaj vendimit të KA-së nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”– thuhet në draftin e ri.
Po ashtu në këtë draft hiqet mundësia për të mbyllur mediat online, ndërkohë që urdhëron heqjen e përmbajtjes ose pengon aksesin në përmbajtjen që dyshohet se, përbën veprën penale si; Pornografi me fëmijë, Vepra me qëllime terroriste; Shkelje të sigurisë kombëtare;
Po ashtu detyrohet portali që të vendosë, një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.
Aq i lartë ka qenë presioni nga mediat dhe organziatat ndërkombëtare, sa hartuesit e draftit nga shpejtësia e publikuar me ‘ë’, ndëryshimet përfundimtare në ligjin për mediat.