“Së pari ata erdhën për socialistët dhe unë nuk fola – sepse nuk isha socialist. Atëherë ata erdhën për sindikalistët dhe unë nuk fola – sepse nuk isha sindikalist. Atëherë ata erdhën për Judenjtë dhe unë nuk fola, sepse nuk isha çifut. Atëherë ata erdhën për mua – dhe askush nuk mbeti të flasë për mua “.
Kjo “poema më e famshme e Holokaustit të të gjitha kohërave”, e shkruar nga pastori gjerman dhe i mbijetuari nga Holokausti Martin Niemöller, së fundmi iu dha një rrotullim mediatik gjatë shekullit 21, nga një shenjë proteste që shkruante: “Së pari ata erdhën për gazetarët. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi pas kësaj.”
Paket anti-shpifje e propozuar nga Kryeministri Edi Rama dhe që momentalisht po diskutohet në Komisionin e ligjeve për disa pika të të cilës nuk po bien dakort as vetë socialistët, ka ndezur reagiimin e ashpër të gazetarëve shqiptarë duke u shndërruar në temë të ditës, dhe për të cilën kanë lajmëruar edhe një protestë para parlamentit më datë 18 Dhjetor në orën 09:30.
Me sloganin #MOSnaPREKfjalën dhjetra qytetarë aktiv dhe gazetarë po bëjnë thirrje për pjesmarrje qytetare në protestën e 18 Dhjetorit para Parlamentit ditë kur edhe pritet të votohet për këtë projektligj.
Ndërkohë slogani “Në fillim ata erdhën për gazetarët. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi pas kësaj “, referuar edhe poemës së famshme, po bën xhiron e rrjetit.