Dy ditë pas vrasjes në detyrë të një efektivi të policisë në Malin e Zi, Report Tv këtë të martë ishte në banesën e familja Hasanaj në fshatin Kamicë në Malësinë e Madhe. Nëna 67-vjeçare Nure, dhe dy djemtë e saj Luan dhe Lulëzim Hasanaj, 43 dhe 49 vjeç, u arrestuan dy ditë më parë nga autoritetet malazeze pasi Luani qëlloi me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç, 41 vjeç.
Shtëpia e tyre në fshat është e braktisur, e gjithçka ka mbetur janë vetëm rrjetat e merimangave që kanë gjetur “strehë” në këtë shtëpi të rrënuar. Aty janë ende orenditë shtëpiake, dera është e kyçur por nga dritaret, brenda banesës gjithçka duke normale. Nga ajo që mund të kapi kamera, në shtëpi shihet një televizor i vendosur mbi një tavolinë në korridor si dhe një tavolinë tjetër mbështetur në mur që më shumë mundësi familja Hasanaj ushqehej. Banorët e zonës shfaqen të rezervuar për t ëkomentuar mbi ngjarjen e rëndë u u përfshi familja shqiptare. Thonë se umë pak komunikim kanë patur me ta, ndërsa i shihnin shpesh herë që ikin dhe vinin.
Një banor që thotë se ka edhe lidhje gjaku të largëta me ta, shprehet se i ka respektuar gjithmonë dhe i njihte si familje të qetë por që në vitin ’97 nuk kanë komunikuar më me ta.
Kemi 20 vjet që nuk merrna me ta. Nuk kemi punë me ta. Vetëm që kalojnë rrugës. Janë rrethanat vetë që na ka çuar. Për ne, varet se si i kanë pas punët. Se pas viteve ’90 janë qenë familje, por pas ’90 i kanë punët e tyre. Ata kanë punën e vet ne tonën. Shkojnë vijnë, shkojnë vijnë. Nuk kemi pa polici. Që në 97 e këtej nuk kemi komunikuar me ta. Ne i kemi përkrah, por pas atyre viteve nuk merrna me ta, tha banori.
Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë malazeze, Luan Hasanaj në vitin 2018 ishte përfshirë së bashku me vëllain e tij Lulëzimin në plagosjen e një personi. Ngjarje për të cilën ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Banorët thonë se e mbajnë mend këtë ngjarje dhe thonë se sherri ka nisur për disa tulla dhe më pas përfundoi në përplasje fizike, por kishte mbetur me aq.
Kam qenë në emigrim dhe nuk kam jetuar këtu. Gjynah për çdo gjë. Nuk di gjë. Kam qenë 15 vjet në Itali dhe nuk di gjë. Punë fëmijësh kanë qenë zënë në 2018, për një banesë për dy tre tulla. Po rrihen të mëdhenjtë. Janë sjellë shumë mirë. Nuk është respekti që ka qenë më parë. Nuk e di,tha një banor.
Sa kanë qenë këtu kanë qenë të mirë. Pastaj nuk e di. Kur nuk ke kontakt me ta nuk e di. Komshiun e njeh, tha një banor tjetër.