Analisti Andi Bushati, ka “masakruar” përfaqësuesin e PS-së, Alfred Peza, pasi ky i fundit mbrojti ligjin që Edi Rama kërkon të kalojë në parlament, për të goditur dhe kontrolluar mediat online.

Bushati ka shpërthyer ndaj Pezës, duke i thënë se ka shitur shpirtin dhe brekët tek qeveria dhe se duhet të ketë turp, sepse dikur ka qenë edhe vetë gazetar.

Bushati: Vetëm ju që vidhni gjithë ditën jeni engjëj. Duhet të keni turp t’i tregoni fytyrën publikut me këto budallëqe që thoni. Fakti që skuqesh tregon se ke ndjenja pozitive akoma. Është turp Fredi. Ke qenë gazetar. Të mbrosh këtë, domethënë jo që ke shitur shpirtin, por edhe brekët. Një mut beson te kjo, një turp që beson te kjo! Turp të kesh dhe mua më vjen zor që të kam patur koleg.

Alfred Peza: Edhe mua më vjen zor se ke bërë thirrje për revolucione, për të marrë armët.

Andi Bushat: Po, prandaj kam dalë me një milion euro. Të kesh turp dhe mos të të merret goja nga turpi!

Alfred Peza: Dhe ty mos të të hollohet zëri.

/TPZ.al/