Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është ndeshja më emocionuese e kampionatit shqiptar, teksa gjithçka është organizuar me detaje.

Policia e shteti ka marrë shumë masa në lidhje me këtë përballje. Në një postim në rrjetet sociale dallohet qartë monitorimi me detaje i gjithçkaje që ndodh në shkallët e stadiumit.

Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana.